Sport

Nga 1994 kur humbi zgjedhjet e para deri në vitin 2025, Florentino Perez për herë të gjashtë president i Real Madrid

13 Prill 2021, 08:16 Nga DOSJA
Nga 1994 kur humbi zgjedhjet e para deri në vitin 2025, Florentino Perez

MADRID– Florentino Perez do të jetë presidenti i Real Madrid edhe për katër vjet të tjera. Ky është lajmi i ditës në Spanjë. Spanjolli u konfirmua mes mesnatës, pasi askush nuk paraqiti një kandidaturë potenciale. Mandati i gjastë për Florentino Perez në krye të klubit (2000, 2004, 2009, 2013, 2017, 2021)

Perez kandidoi për rolin e presidentit në vitin 1994 duke humbur me 700 vota ndaj Ramón Mendoza. Ai u zgjodh në vitin 2000, kur sfidoi presidentin në largim Lorenzo Sanz duke premtuar gjatë fushatës elektorale blerjen e Luis Figo, kampionit të Barcelonës i cili zbarkoi më pas  në Santiago Bernabeu pasi Perez u zgjodh si president i klubit.

Që nga ajo kohë, pesë zgjedhje të tjera, një mal me para të shpenzuara dhe një ortek trofesh të vendosur në palmaresin e klubit. Perez ka vendosur të nënshkruajë më dy “yje” të futbollit botëror, Mbappé dhe Haaland. I pari vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me PSG-në, ndërsa çështja “Haaland” është më komplekse.

Borussia kërkon një shifër të papërballueshme për momentin, plot 180 milionë euro, ndaj dhe mbërritja e talentit norvegjez në “Bernabeu” mund të shtyhet për vitin 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport florentino perez real madrid florentino perez real madrid

Sondazh

Poll