Politike

“Fushata më e qetë e historisë”/ Veliaj ‘ul armët’, vlerëson Bashën: Meritë edhe e tija! Largimi i Berish

12 Prill 2021, 20:24 Nga DOSJA
“Fushata më e qetë e historisë”/ Veliaj ‘ul

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, i ftuar në “Real Story”, foli mbi fushatën elektorale.

Ai tha se përgjithësisht kjo fushatë është e qetë, duke i dhënë këtu meritë edhe liderit opozitar, Lulzim Basha, që sipas tij, largoi nga fushata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Është një nga fushatat më të qeta, ka nga ata parti, që e bëjnë fushatën si ’96-ën, por është okay. Unë gjykoj që detyra e qeverisë është të këshillojë, po kaq, mendoj që është përshkruar nga një nivel toleranca, e do të hyjë po vazhdoi kështu në histori si një nga fushatat më të qeta. I jap kredite edhe liderit të PD, largimi i Sali Berishës nga fushata e ka qetësuar, dhuna që kemi parë në qytet. Luli s’e ka larguar Saliun për fushatën, por edhe nuk i konvergon politikisht. Kush thotë që Luli është i zoti vetes dhe po ecën vetë, e ka gabim, ai është aty. Helmi i përditshëm të paktën është vetëm virtualisht”, u shpreh Veliaj.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 erion veliaj lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll