Politike

Skandali i të dhënave personale, Vasjari: Do të ishte skandal nëse këto të dhëna kanë dalë nga E-Albania

12 Prill 2021, 19:39 Nga DOSJA
Skandali i të dhënave personale, Vasjari: Do të ishte skandal

TIRANË– Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News 24 ka deklaruar se në rast se publikimi i të dhënave personale mund të jetë bërë nga e-Albania duke i dhënë të dhënat zyrtarëve të PS, ky do të ishte skandali më i madh në 30 vitet e fundit.

‘Nëse do ishte e vërtetë, PS do të ishte kapur në flagrancë antikushtetuese skandaloze. Kushtetuta është shumë e qartë, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.PS. Nëse një institucion ka stransferuar të dhëna, dhe ia ka përcjellë partisë që sot ka pushtetin, do ishte skandaloze. Niveli i demokracisë është regres.’– u shpreh Vasjari.

Sipas Vasjarit, në databazën në fjalë ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike përbri.

‘Nëse përballemi, gjëja më e tmerrshme nëse do e trajtonim si gjë normale. S’po flasim vetëm për të dhëna, çështja e një të dhëne, por nivelin e demokracisë. Portali që e nxori këtë, ta bënte transparent të gjithin, dhe rrugët për ta kërkuar ligjërisht janë të pafundme. Bëra një analizë në parim, ligjore, si e kuptoj unë, por po e mbyll, po i vë kapak. Do të doja mos ishte e vërtetë. ‘– tha Vasjari.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan vasjari erjon veliaj skandali me te dhenat personale arjan vasjari erjon veliaj skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll