Politike

Ndikimi i Erdogan në zgjedhje, Basha: Turqia vend aleat, por Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimi në BE!

12 Prill 2021, 19:44 Nga DOSJA
Ndikimi i Erdogan në zgjedhje, Basha: Turqia vend aleat, por Shqipëria

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar edhe marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama me Turqinë dhe ndikimin e përfolur në zgjedhje. 

I ftuar në 5 pyetje nga Babaramo, Basha tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt Bashkimit Europian. 

“Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë. Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok. Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne Kemi një drejtim, anëtarësimi në BE,”-tha Basha.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll