Politike

Çështja e detit me Greqinë, Basha: Ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh edhe mos ndryshimin

12 Prill 2021, 19:58 Nga DOSJA
Çështja e detit me Greqinë, Basha: Ne do ta çojmë

TIRANË -Lulzim Basha, kreu i partisë Demokratike i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo” ka thënë se çështja e ‘detit’ me Greqinë duhej të ishte zgjidhur tashmë dhe qeveria duhet ti drejtohet gjykatës ndërkombëtare për ti dhënë zgjidhje këtij problem.

Sipas Bashës çështja e detit tregon dështimin e politikës së jashtme dhe propozimi i tyre do e kishte zgjidhur këtë problem tashmë.

Propozimi i ynë do ta kishte kaluar këtë problm. Pas vendimi të GJK mbetej vetëm një rrugë ajo e drejtimit tek gjykata ndërkombëtare. Delimitimi i zonës eksklusive ekonomike duhet të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave dhe pati një personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme. Duhet të ishim drejtuar gjykatës ndërkombëtare. Duhet të kishte ndodhur delimtimi i zonës eksklusive dhe shelfit kontinental. Ne do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave.’– tha Basha.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll