Politike

‘Po numrin tim nga e morën’, Veliaj tregon SMS-në e këngëtares shqiptare me famë botërore: PD mori skeçin e R

12 Prill 2021, 20:04 Nga DOSJA
‘Po numrin tim nga e morën’, Veliaj tregon SMS-në e

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka folur rreth publikimt të të dhënave personale të rreth 900 mijë personave, ku mohoi kategorikisht që kjo listë i përket PS.

Ai akuzoi Partinë Demokratike se po çon SMS spam të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar një video skeç të kryeministrit Rama me vëllezërit Veshaj. Ai u shpreh se PD-ja kishte marrë videon e skeçit dhe ja kishte dërguar të gjithë numrave të telefonit.

Për këtë, Veliaj tregoi se i kishte shkruar edhe një këngëtare me famë botërore me origjinë shqiptare.

“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po nr tim nga e morën. Dhe i kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do vemi”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, ishte një skeç. Pra, PD pa lejen e askujt i spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe si ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011”, – tha Veliaj.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erjon veliaj skandali me te dhenat personale erjon veliaj skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll