Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer, Rama: Të tjera do të vijojnë të mbërrijnë

12 Prill 2021, 19:00 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer, Rama: Të tjera

TIRANË– Mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza të tjera të vaksinës anti-COVID të kompanisë Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëruar mbërritjen e vaksianave të tjera që po injektohen për të siguruar imunitet ndaj koronavirusit. 

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund. Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë,”-shkruan Rama. 

Shqipëria ka hyrë në javën e tretë të vaksinimit masiv, duke nisur injektimin tek fasha +60 vjeç. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Deri më tani janë vaksinuar mbi 250 mijë persona. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi vaksinat pfizer edi rama koronavirusi ne shqiperi vaksinat pfizer

Sondazh

Poll