Aktualitet

Hedhin benzinë pastaj vënë flakën! NDODHIA tek ‘Tregu Elektrik’, sulmi tek banesa e të moshuarës, 80-vjeçarja

12 Prill 2021, 18:08 Nga DOSJA
Hedhin benzinë pastaj vënë flakën! NDODHIA tek ‘Tregu

TIRANË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë mesditën e sotme, pranë zonës së ish-Tregut Elektrik. Dosja.al ka mësuar se jashtë derës së një apartamenti, disa persona kanë derdhur lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë flakën duke rrezikuar jetën e banorëve. 

Burime për redaksinë kanë bërë me dije se në banesë në momentin e sulmit ndodhej vetëm një e moshuar, rreth 80 vjeç, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime. Pasi grupi hetimor dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e moshuara është shprehur se dyshimet kryesore i ka tek komshiu.

Kjo pasi, disa ditë më parë ishte ankuar për zhurmën që ai kishte krijuar nga ndërtimet që po kryente në banesë. Edhe pse versioni i të moshuarës mbetet për t’u verifikuar, Policia ka nisur nga puna për kapjen e autorit. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr jashte baneses ne tirane tirane zjarr jashte baneses ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 16:32

TIRANË– Dalin pamjet e para nga aksioni i Policisë së Shtetit në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në ...