Aktualitet

4 persona mbahen ende në komisariat pas protestës kundër HEC-it, familjarët dhe aktivistë e VV kërkojnë lirimin e tyre

12 Prill 2021, 17:48 Nga DOSJA
4 persona mbahen ende në komisariat pas protestës kundër HEC-it,

LEZHË- Katër protestues që u arrestuan ditën e djeshme në Lezhë pas protestës së zhvilluar kundër ndërtimit të një HEC-i mbeten ende në komisariat.

Familjarët e tyre së bashku me aktivistë të Vetëvendosjes kanë shkuar përpara komisariatit duke kërkuar lirimin e të afërme të tyre.

Sipas policisë, 4 personave i është prerë fleta e arrestit nën akuzën e bllokimit të qarkullimit rrugor. Emrat e tyre janë: Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë dhe  Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, banues në Kosovë.

33 qytetarë, aktivistë dhe gazetarë u shoqëruan në Polici pasi protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike uji në Thirrë dhe Sang të Mirditës. Mesditën e djeshme, banorët e zonës të mbështëtur edhe nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar për disa minuta rrugën e Kombit me qëllim tërheqjen e vëmendjes në tubimin e tyre.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të anulohet kontrata për ndërtimin e objekteve në lumë me pretendimin se do të sillte dëme. Banorët dhe mbështetësit e kaozës së tyre, u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa pretendojnë se kompania u ka falsifikuar dokumentat.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 16:32

TIRANË– Dalin pamjet e para nga aksioni i Policisë së Shtetit në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në ...