Aktualitet

Arrestohen katër marokenë për vjedhje ushqimore; u duhej ushqim për shokun që po humbiste gjak

12 Prill 2021, 17:06 Nga DOSJA
Arrestohen katër marokenë për vjedhje ushqimore; u duhej ushqim

Katër marokenë përfunduan në polici për vjedhjen e disa produkteve ushqimore, por kur agjentët i kanë marrë në pyetje, ata kanë treguar se e kryen krimin për të ndihmuar shokun. Policia radhit për Gazetasi.al se Badr Banone, Yasin Amiti , Wassin Oumina u kapën për vjedhjen e tre kokrrave ananas, 2 kilogramëve kivi, pesë pakove me fiq të tharë, tre kokrrave arrë kokosi. Të rinjtë, më i madhi i tyre i moshës 34 vjeç, të penduar pohuan në polici se këtë veprim e kryen për shokun e tyre të katërt Mouhamad Marzoki, një 24-vjeçar që ishte plagosur dhe që sipas tyre kishte humbur shumë gjak dhe kishte nevojë për t’u ushqyer sa më mirë.

Ngjarja

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” në një dyqan ushqimesh që i përket shtetasit I. L. Policia shkruan se marokenët u konstatuan duke ecur në rrugë nga një parullë policie. Konkretisht sipas raport shërbimit, secili prej tyre kishte qese me fruta dhe sapo kanë parë automjetin e policisë ata janë shfaqur shumë të shqetësuar.

“Pas verifikimeve është gjetur dyqani ku marokenët kishin qenë dhe mbasi është identifikuar dyqani është marrë në pyetje pronari që ka numëruar një më një se çfarë produktesh i mungonin”.

Policia e komisariatit numër tre shkruan në procesverbal se autorët e pranuan vjedhjen në prani të një përkthyesi duke shtuar se Marzoki, shoku i tyre i plagosur, kishte humbur gjak dhe duhej t’i shërbenin medoemos. Përgjatë llogaritjes, agjentët shtojnë se dëmi i shkaktuar shitësit duke llogaritur secilin nga produktet e vjedhur është në vlerën e 7800 lekëve. Të gjithë të dyshuarit kanë si adresë vendqëndrimi qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

MARRE NGA GAZETA SI

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 4 marokenë vjedhje ushqimore 4 marokenë vjedhje ushqimore

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 16:32

TIRANË– Dalin pamjet e para nga aksioni i Policisë së Shtetit në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në ...