12 Prill 2021, 17:14
Nga DOSJA
TIRANË– Kompania “Massabi Fruits” me administrator shtetasit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, e cila kishte porositur kontejnerët me banane ku u gjet 143 kg lëndë narkotike, prej kohësh ishte vendosur në “listën e zezë”.
Prokuroria kishte nisur një hetim ndaj kompanisë duke gjurmuar çdo ngarkesë të saj, pasi kishin nisur dyshimet se trafikonin kokainë. Sipas “Ora”, hetimi kishte nisur që në kohën kur në vend funksiononte ende Prokuroria e Krimeve të Rënda, pra në vitin 2018, për të bërë në fund kapjen e pak ditëve më parë.
Ishte një informacion operativ i mbërritur nga jashtë Shqipërisë, ai që sinjalizoi agjentët lidhur me “pakon” që po vinte brenda kamionit. Brenda lënda narkotike ishte e mbështjellë me një shtresë metalike alumini, e cila synonte ti bënte ato të padukshme për skanerat ndërkufitarë.
Por mesa duket nuk ka funksionuar. Sipas ekspertëve, droga ishte e një cilësie të pastër, dhe pritej që të përpunohej në Shqipëri. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e trafikimit.
Të arrestuarit Erion Peti dhe Klajdi Xibraku kanë hapur kompaninë Masabi Fruits më 20 prill 2018, ndërkohë që një ditë më vonë është regjistruar edhe subjekti Exoalmax me pronar Selim Çekaj, të cilit gjithashtu në konteinierët me banane iu gjetën 49 kg kokainë. Selim Çekaj është babai i biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë tjetër “Arbri Garden”, e cila solli në Shqipëri në shkurtin e vitit 2018 nga Ekuadori 613 kg kokainë.
Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku do të dalin nesër në orën 10:00 para togave të zeza të Durrësit, ku edhe do të përballen me akuzat për trafik të lëndëve narkotike.
(k.m/dosja.al)
aktualitet aktualitet erion peti klajdi xibraku kompania “massabi fruits sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit erion peti klajdi xibraku kompania “massabi fruits sekuestrohen 143 kg kokaine ne portin e durresit
Aktualitet
12 Prill 2021, 17:06
Katër marokenë përfunduan në polici për vjedhjen e disa produkteve ushqimore, por kur agjentët i kanë marrë në pyetje, ata kanë treguar se e kryen krimin për të...
Aktualitet
12 Prill 2021, 16:43
VLORË– Zbardhen detaje të tjera lidhur me tritolin e vendosur në Orikum të Vlorës, ku një sasi tritoli u vendos jashtë një apartamenti banimi. Policia e Sh...
Aktualitet
12 Prill 2021, 16:32
TIRANË– Dalin pamjet e para nga aksioni i Policisë së Shtetit në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Siç duket edhe në videon e mëposhtme, në ...
Aktualitet
12 Prill 2021, 16:10
VLORË– Mesazh me tritol në Orikum të Vlorës! Jashtë derës së banesës së Artan Xhelilajt, disa persona ende të paidentifikuar kanë vendosur 20 gram lëndë pl...
Aktualitet
12 Prill 2021, 16:10
TIRANË– Shqipëria ka “mbetur në klasë” edhe për këtë vit në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, edhe pse në kushte të vështira ndaj pandemisë së kor...
Aktualitet
12 Prill 2021, 15:49
LAPRAKË– Pas protestës së nisur pak minuta më parë e cila vijon ende për bllokimin e rrugës kryesore në Laprakë, ka reaguar ARRSH-ja.Drejtori i saj, Ergys ...
Aktualitet
12 Prill 2021, 15:39
TIRANË– 4 viktima dhe 125 të infektuar nga pandemia e koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke shënuar kështu rastet më ...
Aktualitet
12 Prill 2021, 15:27
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë në protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe nga Bashkia e Tiranës. Gja...
Aktualitet
12 Prill 2021, 15:21
LUBJANË– Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është...
Aktualitet
12 Prill 2021, 14:40
TIRANË– Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të...