“Mos flit! Ruaj Omertà”/ Mesazh me TRITOL! Shpërthim në pragun e derës në Orikum, Gjykata e kishte “kyçur”
12 Prill 2021, 16:10Nga DOSJA
VLORË– Mesazh me tritol në Orikum të Vlorës! Jashtë derës së banesës së Artan Xhelilajt, disa persona ende të paidentifikuar kanë vendosur 20 gram lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme materiale në hyrje të banesës së tij. Megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, kur sasia e eksplozivit që ishte vendosur tek dera e apartamentit shpërtheu, ndërkohë që Xheliaj ishte brenda në banesë. Ky i fundit ishte në “arrest shtëpie” prej pak kohësh nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj tij ende vijon.
Mesa duket lënda plasëse që i kanë vendosur në derën e shtëpisë ka qenë një mesazh i qartë për të riun që të ruajë “Omerta-në” (kodin e heshtjes), në të kundërt dëmi do të jetë edhe më i madh. Për të zbardhur identitetin e autorëve, Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet por deri më tani nuk kanë asnjë të shoqëruar.
Pritet që të merret dëshmia e objektivit, i cili mund të hedhë dritë në pistat e hetimit, ndërsa po ashtu në zonë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë.
(k.m/d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Shqipëria ka “mbetur në klasë” edhe për këtë vit në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, edhe pse në kushte të vështira ndaj pandemisë së kor...
LAPRAKË– Pas protestës së nisur pak minuta më parë e cila vijon ende për bllokimin e rrugës kryesore në Laprakë, ka reaguar ARRSH-ja.Drejtori i saj, Ergys ...
TIRANË– 4 viktima dhe 125 të infektuar nga pandemia e koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke shënuar kështu rastet më ...
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë në protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe nga Bashkia e Tiranës. Gja...
LUBJANË– Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është...
TIRANË– Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të...
TIRANË–Aksion blic në zonën e Saukut në kryeqytet! Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, mes tyre dhe të dënuarin përjetë në Greqi, Hektor Qiriazin. Ky...