‘Na kanë blloku rrugën, nuk na kanë njoftuar’/ Banorët e Laprakës në protestë kundër bllokimit të rrugës, reagon A
12 Prill 2021, 15:27Nga DOSJA
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë në protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe nga Bashkia e Tiranës. Gjatë tubimit, ata janë kanë pretenduar se nuk kanë marrë asnjë njoftim për bllokimin e rrugës së tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë afat për përfundimin e punimeve.
“Jo sna kanë njoftu kush për bllokimin e rrugës. Do ta vijojmë protestën pasi nuk kemi sit a çojmë fëmijën në shkollë, të sëmurët nuk kanë si shkojnë në spitale. nuk ka asnjë specifikim, asnjë tabelë se sa do të zgjasë bllokimi i rrugës, nuk dimë asgjë”,– tha një banor.
Gjatë protestës e cila ka filluar rreth orës 17:00 banorët tentuan që të hiqnin betonin i cili ishte vënë për të bllokuar rrugën. Ndërsa e shoqëruan protestën me thirrjet ‘Rama ik’.
“Ça leje të marr, na kan blloku rrugën. Nuk na kanë njoftuar, ka dy javë rruga e bllokuar. Ku të kalojmë? I biem rreth e rrotull të dalim në Laprakë. Ne do ta zhbllokojmë vetë rrugën, çfarë të them unë,”-u shpreh një qytetar.
Pamje nga protesta
Pamje nga protesta
Pamje nga protesta
Pamje nga protesta
Pamje nga protesta
Pamje nga protesta
‘Jemi duke protestuar për bllokimin e rrugës sepse kjo është e vetmja hyrje e lagjes tonë, skena ku me kaluar për me ik në spital, për me çu fëmijët në shkollë ‘– tha një tjetër qytetar.
Pas nisjes së protestës ka reaguar edhe drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho i cili në një komunikatë për mediat është shprehur se rruga është bllokuar si pasojë e planit të menaxhimit të trafikut te ish sheshi Shqiponja faza 4.5.
‘Për këtë arsye kryqëzimi i Rrugës Vangjel Noti me rrugën Buna, ardhja nga Petrit Radovicka që vijon me rrugën Vangjel Noti, do devijojet majtas tek shinat e trenit në drejtim të rrugës Buna për të dalë tek Jordan Misja, ura e Paskuqanit dhe Bulevardi Zogu i I.’- thuhej ndër të tjera në komunikatë.
Prej kohësh, kjo zonë është një ndër më problematiket në Tiranë për shkak të punimeve që po kryehen për projektin e Unazës së Re. Zona prej kohës i është nënshtruar punimeve duke shkaktuar një kaos me trafikin dhe lëvizjen e mjeteve e qytetarëve brenda dhe jashtë kryeqytetit.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
LUBJANË– Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është...
TIRANË– Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të...
TIRANË–Aksion blic në zonën e Saukut në kryeqytet! Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, mes tyre dhe të dënuarin përjetë në Greqi, Hektor Qiriazin. Ky...
TIRANË– Minsitria e brendshme njoftoi sot se shtyhet afati i letërnjoftimeve deri në Shtator të 2021.Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale të i...
FIER– Familjarët e Elisabeta Lamajt, 30-vjeçares që ndërroi jetë në sallën e lindjes ditën e shtunë kanë deklaruar se mjekët iu kanë dhënë dy versione. P...