Ç’po planifikohet?! Do NDRYSHOJNË KUFIJTË në BALLKAN? Zbulohet letra e kryeministrit slloven: Bosnja në “ALARM”,
12 Prill 2021, 15:21Nga DOSJA
LUBJANË– Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është shkruar nga ai, është publikuar nga mediat vendase dhe përmban planin për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Raportohet se dokumenti i është dërguar kreut të Këshillit Europian, Charles Michel.
Gjithçka duket se ka nisur me iniciativën e Zheljko Komçiç, përfaqësuesi kroat i “trojkës”. Gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE, e cila fillon në korrik të këtij viti premtohet se çështja e “shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë” do të zgjidhet . Ndër të tjera, ‘Republika Srpska’ pritet të shkëputet në Bosnje-Herzegovinës dhe kufijtë e Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë do të rregullohen. Letra e publikuar bëri bujë të madhe, aq sa detyroi edhe Jansan të reagonte me urgjencë në rrjetet sociale.
Me anë të një postimi në Twitter, ai sqaroi se herën e fundit që ishte takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel ishte gjatë vitit të kaluar dhe nuk kishte pasur mundësi që t’i dorëzonte asgjë, duke mohuar gjithçka. Sipas Jançës, Sllovenia po kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.
“Për herë të fundit u takova me Michel vitin e kaluar. Do të ishte e vështirë që t’i dorëzoja fizikisht diçka në shkurt ose mars të këtij viti, siç shkruan rrjeti i errët që ju citoni.”
Eh, @eucopresident sem nazadnje srečal lani. Težko bi mu tako februarja ali marca letos karkoli fizično predal, kot piše obskurni splet, ki ga navajate. ?? sicer resno išče rešitve za razvoj regije in EU perspektivo držav ZB, s takimi zapisi pa se ravno ta cilj skuša onemogočiti. https://t.co/aObQNCkRc5
Megjithatë “zërat” kishin shkuar deri në Bruksel. Anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon shprehu shqetësimin se pretendime të tilla për rregullime territoresh do të nisnin një luftë në rajon.
Tudi mene so te dni zasuli klici in številna zaskrbljena sporočila iz BiH, ki opozarjajo, da skuša PV Janša s predlogom o mirnem razpadu BiH dokončati načrt Milošević-Tudžman o oblikovanju velike Srbije in Hrvaške. Tako neodgovorno ravnanje lahko povzroči novo vojno na Balkanu! https://t.co/EoLzylaAPk
“Këto ditë, unë jam mbingarkuar nga thirrjet dhe mesazhet e shumta nga BH, duke paralajmëruar se Janša po përpiqet të përfundojë planin Milošević-Tudžman për të formuar një Serbi dhe Kroaci të madhe me një propozim për shpërbërjen paqësore të BH. Një sjellje e tillë e papërgjegjshme mund të çojë në një luftë të re në Ballkan!,”-shkroi ajo në rrjetet sociale.
TIRANË– Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të...
TIRANË–Aksion blic në zonën e Saukut në kryeqytet! Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, mes tyre dhe të dënuarin përjetë në Greqi, Hektor Qiriazin. Ky...
TIRANË– Minsitria e brendshme njoftoi sot se shtyhet afati i letërnjoftimeve deri në Shtator të 2021.Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale të i...
FIER– Familjarët e Elisabeta Lamajt, 30-vjeçares që ndërroi jetë në sallën e lindjes ditën e shtunë kanë deklaruar se mjekët iu kanë dhënë dy versione. P...