Aktualitet

Del FOTOJA! Ky është shqiptari që i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës, rrëfimi për mediat greke, mohon gjithçka:

12 Prill 2021, 14:24 Nga DOSJA
Del FOTOJA! Ky është shqiptari që i hoqi tubat e oksigjenit

GREQI– Vrasja e 76-vjeçarit grek brenda spitalit nga një shqiptar ka bërë bujë në dy vendet. (Shiko këtu) Mediat greke kanë publikuar një foto të 60-vjeçarit shqiptar, i cili ka mohuar akuzat se i ka hequr nga priza aparatin e frymëmarrjes që po mbante gjallë të moshuarin grek, sepse ishte shqetësuar nga zhurma.

Në një intervistë për emisionin “TLIVE”, ai pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin dhe deklaroi se po shikonte me padurim përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar 76-vjeçarin.

“Çfarë kabllosh thoni tani, nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja, kisha dhimbje kur e shihja ashtu. A jam vrasës tani? Ata do të na bëjnë vrasës. I moshuari nuk ishte në gjendje të mirë dhe mjekët e dinë,“-tha ai. Ndërkohë mediat greke kanë marrë në intervistë dhe ish-bashkëshorten e tij, e cila e përshkruan shqiptarin si një të alkolizuar. 

“Nuk mund ta duroja më pijen dhe u ndamë. Një herë e padita për rrahje dhe e tërhoqa pas. Ai piu dhe më goditi. Më vjen keq për njeriun që vdiq. Çfarë të them?,“-u shpreh ajo. Ndërsa e bija u shpreh kështu: Me sa di unë, babai im nuk ka rekorde penal. E vërteta është që unë nuk kam asnjë kontakt me babanë tim sepse ai është i alkoolizuar dhe unë kurrë nuk kam pasur marrëdhënie të mira me të. Hera e fundit që e pashë ishte në prag të Vitit të Ri sepse motra ime e kishte thirrur dhe unë duhej ta duroja.

Disa ditë më parë mediat greke publikuan lajmin se 60-vjeçari shqiptar i hoqi tubat e oksigjenit shokut të dhomës teksa po kuroheshin të dy nga pandemia e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari ne greqi greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 14:24

Në Call Center “gëlon” stresi!

TIRANË– Anisa është 30 vjeç dhe prej disa vitesh punon në një kompani Call Center në Tiranë. E diplomuar për inxhinieri mjedisi, ajo është nën...

Aktualitet 12 Prill 2021, 10:18

ITALI– Zhdukja e Davide Pecorellit në Shqipëri ende ka mbetur pa asnjë zgjidhje, si nga ana e autoriteteve shqiptare ashtu dhe ato italiane.Eshtrat e tij të cil...