Aktualitet

‘Skiftera’ tek të pasurit e Saukut! Policia aksion në Tiranë, efektivët arrestohet famëkeqi Hektor Qiriazi, i dënuar m

12 Prill 2021, 14:30 Nga DOSJA
‘Skiftera’ tek të pasurit e Saukut! Policia aksion në

TIRANË–Aksion blic në zonën e Saukut në kryeqytet! Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, mes tyre dhe të dënuarin përjetë në Greqi, Hektor Qiriazin. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritetet greke si pjesë e një grupi grabitësish të dhunshëm në shtetin fqinjë, ku edhe ka marrë dënimin.

Dyshohet se bashkë me të arrestruarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër në vendin tonë, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës. Ndërkohë që dyshohet se grupi merrej edhe me gjobëvënie dhe me trafik droge, po në të njëjtën zonë. 

Qiriazi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë. Ai bënte pjesë e një grupi kriminal shqiptar, ku Ilir Gjini, sipas policisë greke u akuzua si kreu i këtij rrjeti.

Deri më tani është mësuar se përveç Qiriazit, i cili njihej edhe si Dorian J., në pranga ka rënë edhe K.T., por identiteti i tij i plotë ende nuk është zbuluar nga “blutë” e kryeqytetit. Ndërkohë që mësohet se në kërkim janë shpallur edhe persona të tjerë, bashkëpunëtorë të grabitësve. Dyshohet se ata kanë vjedhur nga vilat shumë të mëdha parash që kapin vlerën e miliona eurove.

Ndërkohë që Policia e Shtetit deri më tani ka zgjedhur të heshtë, pasi operacioni është ende në zhvillim. Pritet që nesër të dalin në një konferencë për shtyp, në mënyrë që të zbardhin më shumë detaje lidhur me aksionin që ka nisur pasditen e sotme. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane tirane aksion ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2021, 14:24

Në Call Center “gëlon” stresi!

TIRANË– Anisa është 30 vjeç dhe prej disa vitesh punon në një kompani Call Center në Tiranë. E diplomuar për inxhinieri mjedisi, ajo është nën...