Bota

FOTO/ Polici i vrarë nga terroristi në New Meksiko, detajet: Biseda mes tyre zgjati 3 minuta

12 Prill 2021, 08:44 Nga DOSJA
FOTO/ Polici i vrarë nga terroristi në New Meksiko, detajet: Biseda

MEKSIKË- Oficeri Darian Jarrott në New Meksiko ka mbetur i vrarë nga një terrorist teksa po e kontrollonte për arsye sigurie. AP News shkruan se Omar Felix Cueva qëlloi të paktën disa herë mbi oficerin për shkak se ai i kërkoi që të dinte nga makina për ta kontrolluar për shkak se ishte me xhama të zinj.

“Mirëmëngjesi, zotëri. Unë quhem Darrian Jarrott dhe jam oficer policie në Nju Meksiko. Arsyeja e ndalimit janë xhamat e zinj,” tha polici gjatë prezantimit.

Sipas të dhënave biseda mes policit dhe trafikanit zgjati vetëm 3 minuta dhe teksa po dilte nga makina ai u qëlloi policin. Ndërkohë që nga deklarata e policisë thuhet se Cueva e ka qëlluar disa herë në lëvizje oficerin Jarrot.

“Cueva gjuajti disa plumba të tjerë në drejtim të oficerit Jarrott i cili u godit nga të shtënat me armë dhe u vra. Ndërsa Cueva vrapoi drejt pjesës së përparme të kamionit në anën e pasagjerit, ai qëlloi oficerin Jarrott me bosh në pjesën e pasme të kokës,” thuhet në deklaratën e policisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota darian jarrott omar felix cueva darian jarrott omar felix cueva

Sondazh

Poll