Bota

“Fillim i dobët”/ Abdixhiku kritikon Kurtin: Marrja me zgjedhjet në Shqipëri tregon papjekuri

12 Prill 2021, 08:31 Nga DOSJA
“Fillim i dobët”/ Abdixhiku kritikon Kurtin: Marrja me

KOSOVË- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ndërhyrjen në zgjedhjet dhe protestat që po bëhen në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Kurti duhet që të merret me problemet e Kosovës pasi rreth 80 persona po humbin jetën nga Covid vetëm në Prishtinë. Ai është shprehur se qeveria i ka braktisur njerëzit e vetë dhe po bën rolin e opozitës në një shtet tjetër. Abdixhiku gjithashtu ka shkruar se qeveria Kurti duhet të mbaj përgjegjësi veprimet që po bën dhe se qeverisjen e ka nisur në mënyrë të dobët.

Postimi i plotë:

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet. Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir abdixhiku albin kurti lumir abdixhiku

Sondazh

Poll