Sport

VIDEO / Patrik Eze, nigeriani i Kukësit, gati të luajë me kuqezinjtë e Shqipërisë

11 Prill 2021, 13:14 Nga DOSJA

TIRANE – Sulmuesi nigerian Patrik Eze është aktualisht edhe golashënuesi më i mirë te Kukësi, por edhe i Superiores shqiptare gjatë këtyre 27 javëve të zhvilluara deri tani. Në ndeshjen ndaj Kastriotit, ai do të shënonte një dopiedë në fitoren 3-0 ndaj skuadrës krutane, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave të shënuar.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, sulmuesi nigerian ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Sport Magazinë”, që transmetohet nga “Ora News”. Gjatë bisedës, Eze ka folur për skuadrën e tij të Kukësit, duke theksuar se nuk i pëlqen trafiku në Tiranë dhe se shikon larg për të ardhmen e tij, për të luajtur në kampionate të njohura në Europë.

I pyetur nga gazetari Altin Sulçe, në lidhje me Kombëtaren kuqezi, sulmuesi Partik Eze, u shpreh se ai nuk ka përfaqësuar kurrë Nigerinë, por do ta pranonte me tepër kënaqësi ftesën e Shqipërisë nëse do t’i vinte ajo.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gazetari altin sulce patrik eze sulmuesi i kukesit gazetari altin sulce patrik eze sulmuesi i kukesit

Sondazh

Poll

Sport 10 Prill 2021, 17:16

Duro: “Nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”

LAC – Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Vllazninë që skuadra e tij e barazoi 0-0 në shtëpi, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersp...