Bota

FOTOT/ Nis ndërtimi i statujës më të lartë të Krishtit në Brazil

12 Prill 2021, 08:24 Nga DOSJA
FOTOT/ Nis ndërtimi i statujës më të lartë të

BRAZIL- Një statujë gjigande po ndërtohet për nder të Jezu Krishtit në Brazilin e Jugut. The sun daily shkruan se kjo statujë që do të ndërtohet do të jetë edhe më e madhe se statuja që është në Rio de Janero.

Për këtë statujë është filluar projektimi që nga viti 2019 dhe përfundimi i ndërtimit të saj pritet të jetë në fund të këtij viti. Statuja, që do të quhet Krishti Mbrojtës, do të jetë 43 metra e gjatë, duke përfshirë piedestalin e saj, duke e bërë atë një nga statujat më të larta të Krishtit në botë me krahët e zgjatur.

Ajo do të jetë e gjatë 36 metra nga dora në dorë dhe do të ketë një ashensor të brendshëm dhe një kuvertë vëzhgimi afër majës. Projekti ka për qëllim të frymëzojë besim dhe të inkurajojë turizmin në zonë. Buxheti i projektit prej 350 mijë dollarësh po financohet tërësisht përmes dhurimeve, sipas Shoqatës së Miqve të Krishtit me bazë vullnetare.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota krishti mbrojtes statuja e krishtit krishti mbrojtes statuja e krishtit

Sondazh

Poll