Politike

12 Prill 2021, 07:24 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur protestën e banorëve në Thirrë të Mirditës të cilët protestuan kundër ndërtimit të një Hec-i që sipas tyre merr në mënyrë të paligjshme ujin që iu shërben për tokat e tyre. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se duhet të ndalet kjo masakër ekologjike dhe i bën thirrje edhe Prokurorisë që të hetojë abuzimet në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare.

REAGIMI I PLOTË I METËS: 

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet. Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit. Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

Çfarë ndodhi dje? 

Një protestë u zhvillua nga banorët e fshatit Thirrë në afërsi të tunelit të Kalimashit, atje ku banorët kundërshtuan ndërtimin e Hec-it në fshatin e tyre. Në pranga ranë 4 persona të cilët akuzohen për zhvillim të paligjshëm të protestës, ndërsa 30 protestues po ndiqen në gjendje të lirë. Banorët thonë se fabrika dhe Hec-i që do të ndërtohet në zonën e tyre do ti lejë ata pa ujë, ndërsa akuzojnë se firmat e tyre janë falsifikuar. Dje ata bllokuan rrugën e Kombit për 20 minuta duke bllokuar kalimin e makinave. Protestës iu bashkua edhe Vetëvendosje.

(f.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike banoret e zall gjocajt ilir meta proteste ne mirdite banoret e zall gjocajt ilir meta proteste ne mirdite

Sondazh

Poll