Bota

A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar Covidin? Imami Shefqet Krasniqi: Pse jo? Njeriu e di vet sa mundet ta përba

12 Prill 2021, 08:13 Nga DOSJA
A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar Covidin?

KOSOVË– Ish-kryeimami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefet Krasniqi, ka dhënë mendimin e tij se nëse duhet agjëruar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit personat të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19 si dhe njerëzit që kanë sëmundje të tjera.

Krasniqi është shprehur për ‘Klan Kosovën’ se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata.Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të mos agjërojnë. A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë?“, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur se vaksinimi kundër Covid duhet të vazhdojë dhe gjatë muajit të Ramazanit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkenctarisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja”, tha ai.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora shefet krasniqi vaksinimi gjate ramazanit shefet krasniqi vaksinimi gjate ramazanit

Sondazh

Poll