Bota

Nuk iu bind policisë, vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, nëna e tij: Djali im ishte shtrirë atje pa jetë

12 Prill 2021, 07:38 Nga DOSJA
Nuk iu bind policisë, vritet një tjetër person me ngjyrë

SHBA- Policia e Minneapolis ka vrarë ditën e djeshme një tjetër person me ngjyrë. The Guardian shkruan se të djelën pasditë një person ka ngelur i vrarë nga të shtënat e një oficeri policie.

Sipas anëtarëve të familjes personi, i cili ka mbetur i vrarë është 20-vjeçari Daunte Ëright. Policia thotë se incidenti ndodhi pak para orës 14:00 kur një oficer tërhoqi shoferin e një automjeti për shkak të një shkelje të pretenduar të trafikut. Policia deklaroi se shoferi nuk iu bind policisë duke hyri përsëri në automjet dhe një oficer hapi zjarr drejt tij.

“Një minutë më vonë, unë e mora në telefon dhe e dashura e tij u përgjigj, e cila ishte pasagjerja në makinë, dhe tha që ai ishte qëlluar dhe ajo e vuri atë në anën e shoferit, dhe djali im ishte shtrirë atje pa jetë,” tha nëna e të vrarit.

Pas vrasjes së 20-vjeçarit shumë persona kanë dalë në protestë në kuadër të ‘Blacklifematters’.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota daunte wright george floyd policia e minneapolis daunte wright george floyd policia e minneapolis

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2021, 20:51

Historiku i trazirave në Irlandën Veriore

Të rinjtë kanë hedhur gur, fishekzjarre dhe koktej molotovi drejt policisë si dhe u kanë vënë zjarrin makinave dhe një autobusi. Këto janë disa prej ngjarjve që...