Shqipëria hapet dy orë më shumë, VOA: Treguesit e pandemisë janë përmirësuar dukshëm, vaksinimi po zgjerohet
12 Prill 2021, 05:37Nga DOSJA
SHQIPËRI– Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore zgjatën me dy orë në mbrëmje kohën e qarkullimit të qytetarëve, pasi treguesit e pandemisë Covid-19 janë përmirësuar dhe vaksinimi po zgjerohet. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi po ashtu të rihapen fluturimet ajrore me Britaninë e Madhe.
Zyrtarët e shëndetësisë shqiptare bënë sot të ditur vendimin e tyre për të zgjatur me dy orë të tjera në mbrëmje kohën e lëvizjes së qytetarëve si dhe funksionimin e bareve e restoranteve, sepse pandemia Covid-19 paraqitet me tregues të përmirësuar. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi vlerësoi se pas përmirësimeve në 6 javët e fundit, oraret e ndalimit të qarkullimit do të jenë 10 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
“Numri i vdekjeve, infektimeve të reja dhe shtrimeve në spitale ka rënë ndjeshëm. Ekspertët vlerësojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme dhe ka një tendencë në rënie të infektimeve nga fundi i marsit e deri tani” – tha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ky Komitet vendosi të rihapen fluturimet ajrore të udhëtarëve me Britaninë e Madhe, pasi atje ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.
Po ashtu edhe në Shqipëri treguesit e pandemisë janë përmirësuar dukshëm. Shqipëria ka vaksinuar deri tani afro 257 mijë banorë, ose rreth 1/ 6 e numrit të përgjithshëm të banorëve të vet.
Shtrimet në spitale me koronavirus kanë rënë ndjeshëm dhe madje spitali Covid 4 është krejt i boshatisur. Vaksinimi besohet se po ndikon në përmirësimin e gjendjes. Shqipëria vaksinoi mjekët, mësuesit, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe nga nesër do ta ulë më tej moshën e vaksinimit. Shqipëria ka humbur gjatë një viti afro 2 mijë e 300 persona të prekur nga Covid-19, u infektuan gjithsej afro 130 mijë persona, dhe ende janë aktivë me këtë virus rreth 30 mijë persona.
Më se një vit nga fillimi i pandemisë në vend, bilanci i pasojave në jetët e humbura sa vjen e po bëhet më shqetësues. Dy valët e mëdha të pandemisë, nëntor-dhj...
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit të bërë nga studiuesit e Universitetit të Utah dhe ata të Stanford, lidhur me mitin e ndiki...
MIRDITË– Publikohen pamje nga përplasjet mes banorëve të fshatit Sang dhe Thirrë të Mirditës gjatë përplasjeve të tyre me Policinë e Shtetit.Teksa ba...
Lajmi kryesor/ Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it! Bllokojnë Rrugën e Kombit, ndërhyn Policia, 33 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të LVV dhe 1...
DURRËS– Një skenë, e cila nuk është shkëputur nga asnjë film aksion, ëshët filmuar në zonën e Currilave në Durrës. Dosja.al ka siguruar një video të disa v...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar veprimin e Policisë së Lezhës, e cila ka shoqeruar në komisariat ditën e sotme gazetarin e Fax News, Preng Gjikola.Në re...
TIRANË– Duket se shumë prej banorëve të Tiranës kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë jashtë kryeqytetit. Gjë që vërehet nga trafiku i krijuar në...