Aktualitet

3 muaj e dëmtuar dhe askush s’ka vënë ‘dorë’! Pamje nga “Zhironi”, rruga ka shkarë, firma Sal

11 Prill 2021, 19:40 Nga DOSJA
3 muaj e dëmtuar dhe askush s’ka vënë

VLORË– Gazetarja Beti Njuma ka publikuar një pamje nga aksi rrugor Vlorë-Orikum, pikërisht në vendin e quajtur “Zhironi”, ku rruga ka pësuar shkarje që prej janarit të këtij viti. Edhe pse kanë kaluar muaj që nga dëmi që është shkaktuar në rrugë nga erozioni, sërish kompania mirëmbajtëse nuk është “kujtuar” të bëjë detyrën.

Firma Salillari, e cila është paguar 13.7 milionë euro për të mirëmbajtur aksin e ka lënë pa prekur zonën e dëmtuar, duke e rrethuar me disa blloqe betoni, që vetëm sa shtojnë trafikun e mjeteve që kalojnë në jug të vendit. Ndoshta publikimi i këtyrë pamjeve do ta vendosë në lëvizje kompaninë, sa pa nisur vera.

“Në aksin nacional Vlorë – Orikum në vendin e quajtur “Zhironi”, 7 km nga qyteti, rruga ka pësuar shkarje në gjysmën e saj që në 11 janar të këtij viti. Kanë kaluar 3 muaj dhe mbi këtë dëmtim nuk është vënë dorë duke e lënë segmentin në mëshirë të fatit, vetëm me një kalim, në prag të nisjes së sezonit turistik. Firma Salillari për pesë vite është paguar 13.7 milionë euro për të mirëmbajtur aksin por tani që është shkatërruar nuk ka shpenzuar asnjë kacidhe për ta sjellë në parametra normalë. Për të mos thënë që prej po kaq muajsh segmete të gjata janë krruar dhe ende nuk është hedhur shtresa e re e asfaltit. Nuk e di çfarë pret deputeti i Vlorës Edi Rama, ministrja e infrastrukturës Balluku, ministri i turizmit Klosi dhe të tjerë shoqe e shokë të partisë për të kërkuar llogari për rregullimin e segmentit më të rëndësishëm të bregdetit kur dihet që në verë aksi shndërrohet në ferr për shkak të trafikut,“-shkruan gazetarja.

POSTIMI I GAZETARES:

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksi vlorë-orikum rruga ne zhironi aksi vlorë-orikum rruga ne zhironi

Sondazh

Poll