Sport

VIDEO/ Inter e arrin mrekullinë e 11-të mes vështirësive! Cagliari e bën të djersijë, por vendos goli i…

11 Prill 2021, 12:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Inter e arrin mrekullinë e 11-të mes vështirësive!

ITALI– Inter ia del të fitojë por vuan shumë për të marrë tri pikët e rradhës përballë Cagliarit. Në “San Siro” tekniku Antonio Conte vendosi të bënte rotacion në formacion duke lënë në stol Hakimin e Latuaro Martinez në vend të Sanchez e Darmian.

Një pjesë e parë që foli tërsisht për skuadrën zikaltër, por tentativat e Eriksen apo edhe Lukakut nuk u konkretizuan, ndikuar edhe nga portieri Vicario që ishte futbollisti më i mirë për skuadrën sarde. Në pjesën e dytë Inter vazhdoi me sulmet, por skuadra mike u mbronte me forca të shumta.

Megjithatë për çarë murin e krijuar nga Cagliari duhet të vinte minuta e 77-të kur Hakimi hyn mirë në zonë dhe gjen të boshatisur Darmian duke bërë që të shpërthente festa në pankinë por edhe në tribunë ku ndodheshin zyrtarët e Interit.

Realizimi i mbrojtësit qëndroi në fuqi deri në fund të takimit, me Inter që merr fitoren e 11-të rradhazi dhe shkon në kuotën e 74 pikëve, ndërkohë që Cagliari vazhdon të vuajë duke qënë me një këmbë jashtë Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cagliari inter cagliari inter

Sondazh

Poll

Sport 10 Prill 2021, 17:16

Duro: “Nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”

LAC – Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Vllazninë që skuadra e tij e barazoi 0-0 në shtëpi, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersp...