Politike

Balluku inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat: Ka përfunduar 13% e punës, kujdes me trafikun

11 Prill 2021, 18:38 Nga DOSJA
Balluku inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat: Ka përfunduar

VLORË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në rrugën Orikum-Dukat, nga ku ka bërë me dije se ka përfunduar 13% e punës.

Balluku gjatë një inspektimi të punimeve atje tha se ky është një segment shumë i rëndësishëm për të lidhur dy bypass-i i Vlorës dhe tuneli i Llogarasë. Ndërsa ka kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që të marrë të gjitha masat për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit të verës.

“Duhet menaxhuar shumë mirë trafiku. Ne kemi kantiere kudo, është e kuptueshme që ku ka kantiere krijohet edhe trafik. Qytetarët duhet të qarkullojnë të qetë në të gjitha akset dhe të sigurt, pasi ne tregojmë kujdes të veçantë për sigurinë rrugore,”-tha Balluku.

Rruga me një gjatësi 14.7 kilometra është parashikuar të dorëzohet brenda 36 muajve, ndërsa ka të përfshirë ndërtimin e 5 urave, një gjysmë tuneli dhe një sistem për mbrotje lumore nga Dukati.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku rruga orikum-dukat belinda balluku rruga orikum-dukat

Sondazh

Poll

Politike 11 Prill 2021, 18:22

KAVAJË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot në Kavajë në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithsme të 25 Prillit.Ajo u shpreh s...