Aktualitet

Protesta në Mirditë! LVV bën DENONCIMIN: Iliaz Shehu u qëllua në fytyrë, po u bëjnë presion të nënshkruajnë, s’

11 Prill 2021, 17:08 Nga DOSJA
Protesta në Mirditë! LVV bën DENONCIMIN: Iliaz Shehu u

TIRANË– Lëvizja VetëVendosje në Shqipëri ka dhënë detaje të reja nga shoqërimi në Komisariat i aktivistëve dhe banorëve të fshatit Thirrë të Mirditës. Sipas LVV, banorët dhe aktivistët janë shoqëruar në Komisariar dhe u është bërë presion që të nënshkruajnë një deklaratë që përmban akuza të pavërteta. Madje sipas tyre, Iliaz Shehu, kandidati për deputet i zonës është qëlluar në fytyrë nganjë efektiv policie

33 qytetarë të zonës dhe aktivistë janë ndaluar nga Policia pas protestës në fshatin Thirrë. U është bërë presion të nënshkruajnë deklarata ku pranojnë akuza të pavërteta. Nuk i kanë nënshkruar. Nuk janë lejuar që të takojnë avokatë. Gjithashtu vajzave aktiviste të ndaluara u është bërë presion për të nënshkruar deklarata të gatshme, pa praninë e avokatit. Një efektiv ka goditur me herët me bërryl në fytyrë kandidatin Iliaz Shehu. Avokatët-aktivistë të Lëvizjes janë atje. Tre aktivistë, Policia po i arreston me akuza të rreme. Kemi dyshime që Policia po ushtron presion psikologjik e fizik ndaj tyre për të pranuar akuza të pavërteta. Ky është presion politik i drejtuar kundër LVV dhe kandidatëve të pavarur që ne i mbështesim,”-pretendon LVV.

Sot, banorët e fshatit Sang dhe Thirrë të Mirëditës kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike uji në zonën e tyre. Sipas banorëve të zonës, pronarët iu kanë falsifikuar dokumentet, ndërsa në tubim janë mbështetur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it! Bllokojnë Rrugën e Kombit, ndërhyn Policia, 33 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2021, 15:35

MIRDITË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me protestuesit e shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit pasditen e sotme. Menjëherë pas protestës së zhvil...