Vrasja në Dibër, flasin të afërmit e nuses: Nuk na kishte folur kurrë për problemet me vjehrrën. Para 10 muajsh pamë she
DIBËR– Duket se 44-vjeçarja Miranda Markja, që vrau me thikë vjehrrën e saj kishte probleme të shëndetit mendor. Këto probleme i kanë vënë re dhe të afërmit e saj. Vajza dhe djali i xhaxhait të saj kanë treguar për gazetarin Enver Doçi se 10 muaj më parë ajo ka qenë në fshatin e tyre për disa ditë dhe ka shfaqur shenja depresioni, nuk hante dhe mbyllej në dhomë. Ata rrëfyen se pasi e kanë çuar në shtëpinë e saj, iu ka treguar burrit dhe njerëzve të tij se kishte nevojë për vizitë. Autorja e krimit ka vetëm një vëlla që jeton në Tiranë dhe në kushte të vështira ekonomike. Vrasja e 74-vjeçares Nazmije Markja ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa krimi u fsheh për orë të tëra.
“Unë e kam vajzë xhaxhai atë që kreu krimin. Një vëlla ka në Tiranë, dhe ai është me probleme familjare, ka një vajzë të sëmurë dhe është i pamundur, nuk ka gjendje ekonomike që të vijë. Ajo është bijë Klloçishti, bija jonë. Ka dhënë shenja depresioni, kemi dyshuar që është e sëmurë. Ne e kemi konstatuar që 10 muaj këtu. Atë e di familja. Nuk dimë, atje brenda familjes se çfarë ka pasur nuk e dimë. Nuk na shfaqte ndonjë gjë, ne vetëm e shikonim që nuk kishte oreks, mbyllej në dhomë. Ato na dhanë të kuptonim që nuk ishte në rregull dhe e çuam në shtëpi. Ishte nja tre net këtu tek ne dhe e çuam atje se nuk na u duk mirë. I thamë kjo ka nevojë për një vizitë se nuk është mirë”, tha vajza e xhaxhait të autores.
“E kisha gocë xhaje nusen që vrau vjehrrën. Ka pasur probleme me shëndetin mendor. Ka ardhur te ne ka ndenjur nja 10 ditë dhe kur e çuam në shtëpi, e kemi çuar fshehtas se nuk donte të shkonte në shtëpi. Nuk e di pse. Nuk thoshte asgjë, vetëm se ndonjëherë humbte linjën.
Na thanë që ka vdek nëna e Shemsiut, por jo në çfarë rrethanash. Sot nuk morëm pjesë, si të merrnim, nuk na kishin lënë fëmija të shkonim atje. Si të shkonim. Do shkojmë pas nja dy ditësh. Ne s’kemi gjë konflikt. Kur ishte këtu nuk na ka thënë asgjë për vjehrrën dhe bashkëshortin. Ne e zbuluam para 10 muajsh që ishte në depresion, por më mirë duhet ta dinë ata. Jepte probleme, nuk hante”, u shpreh kushëriri i 44-vjeçares.
Marrë nga BallkanWeb.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
A do rikthehen? Shqiptarja nga Universiteti i Oxfordit shpjegon pse të infektuarit me COVID-19 humbasin nuhatjen dhe shijen: Ka
BRITANI E MADHE- Kërkuesja shkencore shqiptare në Universitetin e Oksfordit, Detina Zalli ka shpjeguar se përse disa prej personave të infektuar nga pandemia e ...
Arrestimi i aktivistëve të VV në Mirditë, reagon Zaimi: Sulm politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE
MIRDITË– Pas arrestimit të 20 personave sot në Mirditë, midis të cilëve 11 janë aktivistë të lëvizjes VV, ka reaguar dhe anëtari i VV-së, Arbër Zaimi...
Skandali me të dhënat, AKSH reagon ndaj akuzave: Të pabaza, ne nuk ruajmë të informacione dhe as i përpunojmë! Jemi urë
TIRANË– Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar pas shkrimit të publikuar lidhur me përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëv...
“Dil kërko borxh te komshinjtë!”/ Të sapomartuar, burri rreh 23- vjeçaren derisa humb ndjenjat
Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi ...
Protesta në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona, aktivistë të Vetëvendosjes dhe banorë të zonës
MIRDITË- Shoqërohen rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës në protestën për fabrikën e ujit në Sang të Mirditës. Banorët të revoltuar bllokuan në ...
Arrestimi i 11 aktivistëve të lëvizjes VV, Shehu: I bëjmë thirrje policisë së shtetit të mos vendoset në shërbim të k
TIRANË– Kandidati i lëvizjes VetëVendosje në Lezhë, Iljaz Shehu ka bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të VV-së të arrestuar pas protestës mbi ndërtimin...
VV denoncon: 11 protestues në Mirditë u shoqëruan nga policia pasi denoncuan ndërtimin e Hecit
MIRDITE– Lëvizja Vetëvendosje denoncon se janë shoqëruar pas protestës paraditen e sotme 11 protestuesë që kundërshtojnë ndërtimin e hec-eve në Lumin e Thirrës ...
Mbuluar nga bidonat plastikë, Lumi i Shalës “katandiset” në oaz plehrash, shihni gjendjen ku ndodhet Tajlanda Shqiptare,
SHKODËR- Një nismë vullnetare është ndërmarrë këtë fundjavë për pastrimin e lumit të Shalës. Klubi Alpin nga disa sipërmarrës nga Prishtina kanë vendosur t...
Krimi në Dibër/ Banorët: Vjehrra ishte grua e urtë, familje e mirë. Shkuam për ngushëllim, aty morëm vesh që e kishte v
DIBER– Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës ku ndodhi ngjarja e rëndë pas një sherri vjehrrë-nuse dhe kjo e fundit e qëlloi për vdekje me thikë, thonë...