Aktualitet

Vrasja mafioze e gazetarit grek/ Dalin PAMJET, autorët e veshur me të zeza iu afruan me motor, çfarë pa dëshmitari i vetëm

11 Prill 2021, 16:32 Nga DOSJA
Vrasja mafioze e gazetarit grek/ Dalin PAMJET, autorët e veshur me të

GREQI-Detaje të reja kanë dalë, përmes publikimit të një videoje në të cilën shfaqen 2 autorët, bashkëpunëtorë në vrasjes e gazetarit grek të kronikës, Giorgos Karaivaz, mesditën e së premtes, të cilin e qëlluan me armë me silenciator, duke e lënë të vdekur në hyrje të shtëpisë së tij.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë për momentin janë i vetmi material i rëndësishëm që mund të ndihmojë autoritetet në zbulimin e identitetit të vrasësve.

Në pamjet e publikuara në mediat greke shihen dy persona të hipur në motor, me kokore dhe të veshur me të zeza, gjë që e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Gjithashtu, nga pamjet e sekuestruara tregohet se autorët kanë parë lëvizjet e gazetarit për ditë të tëra, e kanë ditur kur ai po largohej dhe kur po kthehej në shtëpi dhe vendosën një urdhër vdekjeje për të.

Një dëshmitar që rastisi që të ishte përballë vrasësve të gazetarit i tha policisë se i pa autorët në momentin që ekzekutuan George Karaivaz.

“Unë isha para dhe pashë vrasësin që qëlloi në drejtim të George. Unë isha vetëm 5 metra larg” -tha dëshmitari okular.

Ai ka përshkruar edhe ekzekutorin, ç’ka mund të ndihmojë autoritetet për të shkuar në gjurmët e tij.

“Ishte i gjatë, rreth 1.80 me kapelë dhe syze dielli, kishte veshur një xhaketë të gjelbër. Unë dhe fëmijët njoftuam policinë”– tha ai.

Gazetari i njohur i kronikës së zezë në Greqi, Jorgo Karaivaz është ekzekutuar për vdekje dy ditë më parë. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou. Ai kishte qenë i ftuar në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet giorgos karaivaz giorgos karaivaz

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2021, 15:35

MIRDITË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me protestuesit e shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit pasditen e sotme. Menjëherë pas protestës së zhvil...