Aktualitet

BILANCI i COVID-19/ MSH jep shifrat: 7 të vdekur dhe 238 të infektuar, 221 pacientë të shtruar në spitale

11 Prill 2021, 16:33 Nga DOSJA
BILANCI i COVID-19/ MSH jep shifrat: 7 të vdekur dhe 238 të infektuar,

TIRANË– 7 të vdekur dhe 238 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit për 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: 2 qytetarë nga Tirana dhe po aq nga Durrësi dhe nga 1 në Përmet, Lushnje e Shkodër. Të gjithë të moshave 54 – 72 vjeç. Ndërsa nga 2684 testime të kryera orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë, ndërsa 517 të tjerë janë shëruar. Ndërkohë aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, 19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 – 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore 238
Të shëruar në 24 orë 517
Të shtruar në spitale 221
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2684

Testime totale 589,607
Raste pozitive 128,393
Raste të shëruara 97,723
Raste Aktive 28,353
Humbje jete 2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19959
Fier 2483
Durrës 1195
Gjirokastër 1202
Shkodër 1015
Korçë 738
Vlorë 646
Kukës 323
Dibër 347
Elbasan 255
Berat 88
Lezhë 102

(k.m,/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2021, 15:35

MIRDITË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me protestuesit e shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit pasditen e sotme. Menjëherë pas protestës së zhvil...