Aktualitet

11 Prill 2021, 15:35 Nga DOSJA

MIRDITË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me protestuesit e shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit pasditen e sotme. Menjëherë pas protestës së zhvilluar në aksion Milot- Morinë, efektivët kanë shoqëruar në Komisariat 33 qytetarë me pretendimin se po zhvillonin një tubim të jashtëligjshëm. Ndaj tyre bëhet me dije se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë 33 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Sot, banorët e fshatit Sang dhe Thirrë të Mirëditës kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike uji në zonën e tyre. Sipas banorëve të zonës, pronarët iu kanë falsifikuar dokumentet, ndërsa në tubim janë mbështetur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. 

LAJMI KRYESOR: Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it! Bllokojnë Rrugën e Kombit, ndërhyn Policia, 33 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hidrocentrali ne sang policia e shtetit proteste ne mirdite hidrocentrali ne sang policia e shtetit proteste ne mirdite

Sondazh

Poll