Aktualitet

Protesta në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona, aktivistë të Vetëvendosjes dhe banorë të zonës

11 Prill 2021, 13:40 Nga DOSJA
Protesta në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona,

MIRDITË- Shoqërohen rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës në protestën për fabrikën e ujit në Sang të Mirditës. Banorët të revoltuar bllokuan në shenjë simbolike për rreth 10 minuta ‘Rrugën e Kombit’, në mënyrë për t’i dhënë jehonë zërit të tyre, ndërsa Policia ka shoqëruar 16 persona, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit,  kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre. Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta.

Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt.

(d.a/dosja.al)

Lajmi Kryesor/Banorët e Mirditës ngrihen në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve, 11 aktivistë të ndaluar

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne mirdite proteste ne mirdite

Sondazh

Poll