Politike

“Më lini të iki, çfarë thua”, vëllezërit Veshaj kapin nga krahët Ramën, ironia me programin e Bashës: E di që situ

10 Prill 2021, 20:06 Nga DOSJA
“Më lini të iki, çfarë thua”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i ftuar në emisionin “Binjakët show”. Në orën 20:30, kreu i qeverisë do të bëhet pjesë e një emisioni që ka humor. Lajmin e kanë bërë me dije vetë moderatorët e këtij emisioni, binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Në një postim në Instagram, vëllezërit Veshaj kanë postuar një video ku shihen teksa bisedojnë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit u kërkon që ta lënë të ikë. Këtu binjakët kanë përfituar që të bëjnë edhe ironi me programin e kryedemokratit Lulzim Basha i cili në spotin e tij, u mban dorën emigrantëve që duan të ikin nga Shqipëria.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Mirë çuna

Binjakët: Do na vish në emision

Edi Rama: Po pra, a erdhëm për emisionin këtu, por hajde ikim se kemi atë orën policore

Binjakët: Si the

Edi Rama: Orën policore…

Binjakët: Jo, jo para kësaj çfarë the

Edi Rama: Ore më lini të iki

Donald Veshaj: Mos ik, mos ik

Edi Rama: Çfarë thua, e bëjmë në emision humorin

Donald Veshaj: Tani ti gjërat i di vetë, e di që situata nuk është mirë por mos ik..

Edi Rama: ahahahahah, ok, ok, hajde natën

Binjakët: Fjetsh rehat

 

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Binjakët Veshaj janë angazhuar këtë herë me Partinë Socialiste. Ata janë parë shpesh në Vlorë në takime me Damian Gjiknurin. Por përveç fushatës, njërin prej tyre, Romeo Veshajn e ka lidhur edhe ‘zemra’ me PS-në, pasi prej kohësh është në një lidhje me vajzën e Niko Peleshit. Pavarësisht se dyshja nuk kanë konfirmuar gjë, rrjeti nuk ka qëndruar i qetë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike donald veshaj edi rama romeo veshaj donald veshaj edi rama romeo veshaj

Sondazh

Poll