Politike

“Votoni Kreshnik Merxhanin”/ Kurti thirrje banorëve të Gjirokastrës: Është kandidati që unë mbështes 

10 Prill 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Votoni Kreshnik Merxhanin”/ Kurti thirrje banorëve të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Kreshnik Merxhanin. Në një shkrim në Facebook, Kurti është shprehur se Marxhani është specialist në fushën e trashgimnisë kulturore dhe se ai ka kontribuar shumë për të mbrojtur Gjirokastrën dhe Beratin. Kurti ka shkruar se Merxhani e njeh Gjirokastrën në çdo gurë dhe se ka shumë njohje për të mbrojtur trashgimninë e saj.  Kurti në postimin e tij, gjithashtu ka bërë me dije se Merxhani është kandidati që ai mbështet në zgjedhjet e 25 prillit. 

Postimi i plotë:

Gjirokastra është thesar botëror. Dhe nuk njoh udhërrëfyes më të mirë për atë qytet, se Kreshnik Merxhani, kandidati i pavarur me numrin 13. Kreshnik Merxhani përveçse është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore, si arkitekt restaurues. Ai ka kontribuar shumë, me ekspertizën e vet, jo vetëm për restaurimet e perlave gjirokastrite, por edhe për mbrojtjen e Gjirokastrës e Beratit nga UNESCO. Kapaciteti profesional i Kreshnikut dhe lidhjet e tij të mira me institucionet ndërkombëtare si UNESCO, EuropaNostra etj. do të na duhen shumë edhe në Kosovë, për të ruajtur e promovuar trashëgiminë tonë botërore. Kur kam shëtitur në Gjirokastër me Kreshnikun, kam kuptuar se sa shumë e respektojnë qytetarët. Ai vërtet e njeh Gjirokastrën në çdo gur e çdo rrasë. Përmes shpjegimeve të tij arrita të kuptoj më thellësisht botën kadareane. Herën tjetër me Kreshnikun do të vizitoj edhe Përmetin e Frashërin, Këlcyrën, Tepelenën, Libohovën e Memaliajn. Arkitekti Kreshnik Merxhani është kandidati që unë mbështes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai kandidon në Qarkun e Gjirokastrës, numri i tij është 13.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti kreshnik merxhani zgjedhjet 25 prill 2021 albin kurti kreshnik merxhani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll