Politike

Qytetarët e Korçës e presin me ovacione, Kryemadhi: Ju dëgjova më parë të thonit Rama ik. Thërrisni Shqipëri, sepse ës

10 Prill 2021, 18:31 Nga DOSJA
Qytetarët e Korçës e presin me ovacione, Kryemadhi: Ju

KORÇË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme qytetin e Korçës ku është pritur me ovacione dhe brohorima. Gjatë fjalës së saj me banorët Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që së bashku me thirrjen “Rama ik” të thonë edhe “Shqipëri”, pasi është vendi ynë. Kryemadhi ka thënë se Rilindja e Ramës nuk do të shkatërrojë dot kurrë flamurin si dhe Shqipërinë pasi janë gjërat më të shenjta që kanë shqiptarët. Ajo ka thënë se sot më shumë se kurrë është nevoja ndryshim dhe ai vjen vetëm duke votuar në 25 prill.

“Ju dëgjoja tek thonit pak më përpara RAMA IK. Do ju lutesha të thërrisnit Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është Rama ik, fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë për ne është flamuri ynë kombëtar. Këto dy gjëra, të cilat Rilindja do që t’i shkatërrojë, ne nuk duhet t’i lejojmë kurrë që t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur që po i çmend të tërë.

E pra të dashur miq, motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’iu thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim”,tha Kryemadhi.

Kryemadhi në fjalën e saj ka thënë se LSI-ja është e vetmja parti politike që ka hapur krahët për të rinjtë dhe ka krijuar mundësi për ta. Ajo është shprehur se duhet që t’i kthejnë të rinjtë nga mërgimi dhe ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Pse do votojnë LSI? Sepse e vetmja parti politike qe hap krahët për të rinjtë dhe për të rejat është Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave. Është partia e cila  i krijon hapësira të rinjve dhe të rejave. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për djemtë dhe vajzat e Shqipërisë. Ti kthejmë ata nga mërgimi. Ti sjellim në Shqipëri. Sepse këtë vend të bekuar nga Zoti nuk mund të na e shkatërrojë një i çmendur. Ajo që kërkoj nga të gjithë ju. E di që kanë ngelur edhe 14 ditë. Si nesër dy javë është dita vendimtare për të ndarë periudhën e tranzicionin nga e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi në dorë ne me votën tonë. E kemi në dorë ne për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të dhënë verdiktin tonë. Për të votuar LSI,për të votuar numrin 6, për të votuar kandidatët tanë më të mirë. Ju duke votuar 6, do votoni listën fituese, do votoni atë listë e cila iu përfaqëson ju më mirë se kushdo tjetër. Sepse forca jonë është tek qytetarët”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll