Politike

Gazment Bardhi me banorët e Kukurit: Projekti i paligjshem qe u merr ujin 3 fshatrave do te anullohet. Edi Rama braktisi fshati

10 Prill 2021, 17:14 Nga DOSJA
Gazment Bardhi me banorët e Kukurit: Projekti i paligjshem qe u merr ujin 3

GRAMSH- Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi ka vizituar ditën e sotme banorët e fshatit Kukur në Gramsh. Ata i shprehën Bardhit shqetësimet që kishin, ku një ndër ta ishte edhe projekti për ndërtimin e një hidrocentrali, që do të marrë ujë nga 3 fshatëra. Bardhi u dha fjalën banorëve të zonës se ky projekt do të anulohet nga qeveria pas 25 prillit.

“Mirë që nuk japin perkrahje por të heqin mundësinë edhe për të jetu, duke marrë ujin. Dhe siç mashtruan 8 vite, mashtrojnë sërish se thonë që do ta anullojmë projektin që kanë miratuar vetë, me vendim keshilli bashkiak me datë 23. Dy ditë para zgjedhjeve. Po pse nuk e mbledhin tani, sot, këshillin e ta anullojnë vendimin. Po dhe kjo është mashtrim. Se nuk e ndalon dot Këshilli Bashkiak. Anullohet ose nga qeveria qendrore. Ose nga gjykata”, tha Bardhi.

Bardhi tha se Rama është tallur për 8 vite me qytetarët dhe fshatarët duke i quajtur ata dembela.

“Eshtë tallur 8 vite, tani i fyen fshatarët i quan dembelë e të paditur. Ka njeri që i është ofruar punë këtu dhe ka refuzuar. Dembel është ai që në 8 vite s’ka bërë asnjë punë.
Pa shumë filozofi, hajde në fshat për të kuptuar dështimin e 8 viteve”, u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu u shpreh se Rama po i kërcënon banorët me heqjen e ndihmës ekonomike nëse nuk votojnë për të, dhe tha se kjo gjë nuk është në moralin e shqiptarit.

“Kërcenimi me ndihmën ekonomike është jo vetëm krim, po nuk është as në moralin tonë të shqiptarit. Se kemi zakon ne të kërcënojmë tjetrin me bukën e gojës. Ne e ndajmë bukën me tjetrin, me mikun, me atë që është në hall. Zgjedhjet e 25 prillit janë për jetën, për familjen e secilit. Janë zgjedhje për femijët dhe familjen”, deklaroi Gazment Bardhi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll