Politike

Defender 21, Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, forcat mbërrijnë në Tiranë

10 Prill 2021, 17:20 Nga DOSJA
Defender 21, Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka pritur ditën e sotme ushtarë amerikanë, të cilët do të ndihmojnë Shqipërinë për marrëjen e dy helikopterëve UH-60A Blackhaëk nga SHBA. Në një njoftim në Facebook ambasada amerikane ka shkruar se ushatarët amerikane gjithashtu do të kryejnë trajnime me Forcat e Armatosura për stërvitjen Defender 21.

Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike defender 21 your kim defender 21 your kim

Sondazh

Poll