Politike

“I mjel e ua bën cicat e lopës cope”/ Rama ‘paralajmëron’ PD-në nga Vlora: E dini mirë çfarë ndodh kur iu ndihmon

10 Prill 2021, 15:29 Nga DOSJA
“I mjel e ua bën cicat e lopës cope”/ Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka ‘paralajmëruar’ Partinë Demokratike. I ndodhur në Vlorë në një takim elektoral, Rama tha se PD-ja duhet të ketë kujdes kur u vjen në ndihmë LSI-ja.

Sipas kryeministri, LSI-ja ua mjel lopët dhe ua bën ‘cicat e lopëve’ copë.


“Unë këtu s’kam numër fare, njoh vetëm një numër atë 12. Unë dua votë për numrin 12, jo për veten time. Katër vite herë tre mandate bëjnë 12, e tregon që jemi me Vlorën, apo janë me të shkuarën e tmerrshme të Vlorës, nuk po përmend ’97-ën, por atë kohë që ata thoshin s’bëhen kurrë me ne. Kjo është ajo që ju them unë gjithë, xhakajdurëve këtu, që shiheni mirë këtë punë, është turp që të vihet në diskutim këtu numri 12. Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, çohen njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata,”– tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama pranon dështimin me ujin e pijshëm në Vlorë: Është problem. S’i ndahet PD-së dhe Metës: LSI-ja i mjel e ua bën cicat e lopës copë, mos u çudisni kur ta shihni Presidentin e dehur me Leskon mbi varrin e Qemalit

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll