Politike

PD çoi në SPAK portin, Rama e sulmon nga Vlora: Leskos i pëlqen ai moli i kohës së qepës, peshkatarët e Vlorës që e gdh

10 Prill 2021, 15:00 Nga DOSJA
PD çoi në SPAK portin, Rama e sulmon nga Vlora: Leskos i pëlqen

VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideuar të paparsyeshme faktin që Partia Demokratike e ka paditur në SPAK për projektin e portit të Durrësit. I pranishëm në Vlorë, në një takim elektoral, Rama tha se projektet do vijojnë.

Njëkohësisht ai sulmoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, pasi tha se peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det dhe do presin që sardelen t’ua kapi Luli që është në gjumë. Për Bujar Leskajn, Rama tha se atij i pëlqen moli i kohës së qepës. 

Këta diskutojnë për Rilindjen Urbane sikur është bukuri, por ajo është ekonomi, ndryshim ekonomik dhe social që vetëm do të vazhdojë. Këta pikën e dytë të programit kanë anulimin e projektit të portit të ri turistik të Vlorës, sepse Leskos i pëlqen ai moli i kohës së qepës, por edhe pse atyre i pëlqen kur kanë mundësi të prishin. Një vepër e vetme që mund të konsiderohet vepër, rruga e Kombit, e bënë grraba zhgrapa. Ka kohë Vlora të kthehte mbrapa dhe të merret me Leskon dhe akuzat tij që vjen nga tradita e një bande të paparë sic ishte KLSH-ja e tij, një bandë llogaritarësh që rrinin me metra në xhep për ti matur tokën dynjasë. Ata me demek kanë çuar portin e ri tregtar në SPAK. Po pse peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det dhe do presin që sardelen t’ua kapi Luli që është në gjumë. Duke u ngritur niveli i çmimeve do të ngrihet niveli i pagave, duke rritur dhe zgjatur zinxhirin e vlerës. Aeroporti ka qenë sfidë e madhe, sigurisht do të kisha dashur të fillonte më herët. Sepse ti ishe duke menduar për aeroport, të vjen një virus brenda dhe të bën që të tërhiqeshin të gjithë të interesuarit. Megjithatë sot, ka mbaruar gara, jemi në fazën ligjore dhe do të fillojë puna e aeroportit. Pas nënshkrimit të kontratës do të hapim garën për Aeroportin e Sarandës, që do të hapë tunelin e Llogarasë, e cila tani do të bëhet realitet. Nuk është vonesë që u rikthye gara nga e para sepse nuk ishin ofertat e rregullat dhe alternativës tejtër që do i japë Vlorës, Leskon dhe bllokimin e harresën, si do e zgjedhin vlonjatët këtë të dytën, për vlonjatët demokratë. Se me këngë dhe histori e me traditë familjare, këtu, përsëritet gjatë gjithë kohës Vlora është e para, më 25 prill s’është një votë mes PS dhe PD, por zgjedhje mes Vlorës dhe të shkuarës së tmerrshme të saj,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama pranon dështimin me ujin e pijshëm në Vlorë: Është problem. S’i ndahet PD-së dhe Metës: LSI-ja i mjel e ua bën cicat e lopës copë, mos u çudisni kur ta shihni Presidentin e dehur me Leskon mbi varrin e Qemalit

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll