Politike

Rama pranon dështimin me ujin e pijshëm në Vlorë: Është problem. S’i ndahet PD-së dhe Metës: LSI-ja i mjel e ua bën c

10 Prill 2021, 14:48 Nga DOSJA
Rama pranon dështimin me ujin e pijshëm në Vlorë:

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në qytetin e Vlorës ka probleme me ujin e pijshëm. I pranishëm në një takim elektoral në Vlorë, Rama tha se në fakt Vlora nuk ka pasur asnjëherë ujë të pijshëm, duke pranuar kështu një dështim. Rama tha më tej se ai po bën edhe një rrugë, atë të Lumit të Vlorës, që sipas tij, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të paparsyeshme faktin që Partia Demokratike e ka paditur në SPAK për projektin e portit të Durrësit. I pranishëm në Vlorë, në një takim elektoral, Rama tha se projektet do vijojnë. Njëkohësisht ai sulmoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, pasi tha se peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det dhe do presin që sardelen t’ua kapi Luli që është në gjumë. Për Bujar Leskajn, Rama tha se atij i pëlqen moli i kohës së qepës.

Rama ka sulmuar sërish Presidentin Ilir Meta dhe këtë herë u kap me numrin e dekorimeve që bën ai teksa tha se madje ka dëgjuar edhe për një parukiere. Rama shtoi se qytetarët nuk duhet të habiten nëse shikojnë ndonjë ditë që Meta shkon i dehur dhe i shoqëruar nga Bujar Leskaj mbi varrin e Ismail Qemalit për ta dekoruar. 

Me humor kreu i qeverisë ka ‘paralajmëruar’ edhe Partinë Demokratike. Rama tha se PD-ja duhet të ketë kujdes kur u vjen në ndihmë LSI-ja. Sipas kryeministri, LSI-ja ua mjel lopët dhe ua bën ‘cicat e lopëve’ copë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll