Politike

Rama pranon dështimin nga Vlora: Ka probleme serioze me ujin e pijshëm, po bëjmë një rrugë që s’e bëri as Enver Hoxha

10 Prill 2021, 14:48 Nga DOSJA
Rama pranon dështimin nga Vlora: Ka probleme serioze me ujin e

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka oranuar se në qytetin e Vlorës ka probleme me ujin e pijshëm. I pranishëm në një takim elektoral në Vlorë, Rama tha se në fakt Vlora nuk ka pasur asnjëherë ujë të pijshëm, duke pranuar kështu një dështim.

Rama tha më tej se ai po bën edhe një rrugë, atë të Lumit të Vlorës, që sipas tij, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë.

Jam dakord që Vlora ka probleme serioze me ujin e pijshëm, por e para të mos harrojmë që Vlora s’ka pasur kurrë ujë të pijshëm, e sot është më mirë situata me ujin e pijshëm dhe të mos harrojmë që projekti vazhdon sepse investimet janë gjetur, s’ka asgjë që është me do ta shikojmë apo do ta bëjmë. Jam dakord që s’është e gjithë Vlora si kjo lagja, ka lagje në Vlorë që ka siç ishin, por kemi punuar ditë natë, siç po transformohet Kumja, Çolja, do të transformohet çdo lagje e Vlorës. Vërtetë ne sot po bëjmë rrugën e Lumit të Vlorës dhe po ashtu nisëm Peshkëpi Selenicën, por nuk është një rrugë që ishte aty, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë,“- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama pranon dështimin me ujin e pijshëm në Vlorë: Është problem. S’i ndahet PD-së dhe Metës: LSI-ja i mjel e ua bën cicat e lopës copë, mos u çudisni kur ta shihni Presidentin e dehur me Leskon mbi varrin e Qemalit

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll