Politike

Basha poston videon me mesazhin për gratë shqiptare: Ju jeni forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria, Ju jeni forca e ndrysh

10 Prill 2021, 14:04 Nga DOSJA
Basha poston videon me mesazhin për gratë shqiptare: Ju jeni forca e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha ka deklaruar se gratë janë forca e ndryshimit që Shqipëria po kërkon. Në një video të postuar në Facebook, Basha ka shkruar se i njeh gratë mirë dhe i di ambicjet që ato kanë. Ai është shprehur se kurrë nuk i ka përdorur gratë si fasadë për fushatë, pasi vërtet mendon se gratë janë forca për ndryshimin që duhet.

“Gratë janë forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria. Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë. Bashkë për ndryshimin! Më thonë se çdo fushatë ka nevojë për një reklamë me në qendër gruan. Ku flitet për për rëndësinë e saj etj. etj. Kështu bëjnë të gjithë… Por nuk ka pse të jetë kështu… Unë jam bashkëshort dhe babai i dy vajzave të mrekullueshme. Une i njoh mirë dhe i respektoj ëndërrat dhe ambiciet tuaja, gjysmës më të mirë të shoqërisë. Ndaj nuk ju kam përdorur kurrë si fasadë apo si numër. Ju jeni forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria. Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë. Bashkë për ndryshimin! Voto 9, Partia Demokratike!”, tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll