Bota

Momentet e fundit të Princit Philip/ Mbretëresha nuk iu nda në asnjë çast, qëndroi me të shtratin e vdekjes

10 Prill 2021, 13:14 Nga DOSJA
Momentet e fundit të Princit Philip/ Mbretëresha nuk iu nda në

BRITANI– Mbretëresha ka qenë në shtratin e burrit të saj, Princit Philip kur ai vdiq në Kështjellën Ëindsor dje në mëngjes.

Në fillim të këtij viti, Duka i Edinburgut, 99-vjeç, kaloi 28 ditë në spital për trajtimin e një infeksioni dhe gjendjes të mëparshme të zemrës, duke u kthyer në kështjellën Ëindsor më 16 mars.

Ndërsa shëndeti i tij u përkeqësua përsëri këtë javë, sugjerimi për ta çuar atë në spital përsëri u ndalua nga mbretëresha, dhe se çdo bisedë për lëvizjen e dukës së moshuar në spital thuhet se u hodh poshtë nga Mbretëresha, sipas burimeve të pallatit.

Bashkëshortja vendosi që burri i saj të vdiste në shtëpinë e tij, ‘në shtratin e tij’ dhe ‘me kushtet e tij’, sipas dailymail.

Një burim i tha gazetës se : “Ai kaloi shumicën e katër javëve që ishte në spital duke u përpjekur të shkonte në shtëpi. Ata i operuan zemrën në një përpjekje për t’i dhënë atij pak më shumë jetë. Por ai nuk u interesua shumë për këtë. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të dëshironte të vdiste në spital”.

Në një deklaratë të shkurtër, por prekëse në mesditë, Pallati Buckingham tha: ‘ishte shumë prekëse dhe hidhëruese që Madhëria e saj Mbretëresha shpall vdekjen e burrit të saj të dashur,  Princit Philip, Dukës së Edinburgut’.

(f.i/dosja/al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mbreteresha elizabeth princi philip mbreteresha elizabeth princi philip

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 11:35

Pse nuk u quajt Princ Filipi mbret?

MBRETËRIA E BASHKUAR- Princi Philip nuk mund të merrte kurrë titullin Mbret, megjithëse ai ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth.Në mënyrë që të martoh...

Bota 10 Prill 2021, 10:37

Faktet dhe mitet mbi procesin e vaksinimit

MBRETERI E BASHKUAR-Njoftimi nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për përdorimin e vaksinave alternative për personat nën 30 vje&ccedi...

Bota 10 Prill 2021, 07:21

Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

ANGLI-Pas deklaratës zyrtare të lajmit të hidhur për vdekjen e Princit Philip janë bërë të ditura edhe disa nga amanetet që ai la para se të vdiste.Dëshira më e...