Bota

Holanda lehtëson masat, Kopshti i Tulipanëve hapi portat për vizitorët

10 Prill 2021, 10:03 Nga DOSJA
Holanda lehtëson masat, Kopshti i Tulipanëve hapi portat për

HOLANDË -Në Holandë fillon lehtësimi i masave dhe kthimi në normalitet pas kufizimeve të rrepta nga Covid-19.

Nën skemën pilot të miratuar nga qeveria, kopshti i tulipanëve me famë botërore Keukenhof, hapi portat për vizitorët. 5,000 vizitorë u lejuan të hynin në kopsht, por ata duhet të kishin me vete rezultatet negative të një testi anti-COVID, raporton EuroNews.

Vizitorët ishin të lumtur se mund të shijonin kopshtin e jashtëzakonshëm me mbi 7 milion tulipanë, zymbyle dhe mijëra lule të tjera të mbjella me kujdes në të gjithë lëndinat, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Qeveria Holandeze njoftoi këtë javë se qindra vende publike do të lejohen të rihapen në kushte të rrepta sigurie për të vlerësuar nëse testimi i shpejtë mund të ndihmojë vendin në mënyrë të sigurt të lehtësojë kufizimet e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge i sheh hapjet e kufizuara si një mënyrë për  të lehtësuar kthimin drejt jetës normale pasi vaksinimet arrijnë gjithnjë e më shumë njerëz.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota keukenhof kopshti i tulipanëve keukenhof kopshti i tulipanëve

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 07:21

Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

ANGLI-Pas deklaratës zyrtare të lajmit të hidhur për vdekjen e Princit Philip janë bërë të ditura edhe disa nga amanetet që ai la para se të vdiste.Dëshira më e...