Bota

Faktet dhe mitet mbi procesin e vaksinimit

10 Prill 2021, 10:37 Nga DOSJA
Faktet dhe mitet mbi procesin e vaksinimit

MBRETERI E BASHKUAR-Njoftimi nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për përdorimin e vaksinave alternative për personat nën 30 vjeç erdhi pas 79 raporteve të mpiksjeve të gjakut dhe 19 viktimave.

Pavarsisht se mesazhi ishte i qartë nga shkenctarët dhe profesionistët mjekësor, disa ekspertë kanë menduar se ky lajm mund të tremb pjesën tjetër të popullsisë, duke rritur kështu hezitimin për kryerjen e vaksinës.

Rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca në MB është 1  në 250,000 në momentin që flasim.Për gratë që marrin pilula kontraceptive orale, rreziku është shumë më i lartë, një në 2,000 në vit.

Ndërsa Stephen Reicher, një anëtar komitetit deklaroi se ka më shumë të ngjarë të vdisni nëse bini nga shkallët sesa nga AstraZeneca.

Sidoqoftë, ne e dimë që perceptimi i rrezikut nuk përputhet gjithmonë me faktet.

Për sa i përket vaksinave,pavarsisht se ekspertët kanë dokumentuar për vite me radhë hetimet ndaj tyre në një studim i nëntorit 2020 nga Ipsos Mori, në Mbretërin e Bashkuar u vu në dukje se një pjesë e konsiderueshme e 22% e të anketuarve deklaruan se ata ndoshta ose nuk do të pranonin të vaksinoheshin.

Statistikat e ONS tregojnë se, që nga mesi i Marsit, më shumë se 90% e mbi 70-vjeçarëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Kërkimet akademikë na ndihmojnë për të kuptuar kush janë efektet e vërteta e kush janë mitet që krijohen si pasojë e frikës ndaj diçkaje të panjohur.

Ajo që studimet kanë theksuar është se njerëzit  janë shumë më të shqetësuar për rreziqet e panjohura (si një vaksinë për një sëmundje të re) sesa për ato të njohura, dhe rreziqet që prekin të rinjtë merren më seriozisht sesa ato që prekin individët e moshuar.

Gjithashtu dihet që njerëzit i frikësohen rreziqeve teknologjike më shumë sesa atyre natyrore.

Së fundmi, shkalla e rrezikshmërisë është gjithashtu e rëndësishme: një rrezik i mundshëm që prek miliona njerëz në një periudhë të shkurtër kohe amplifikohet në mendjen tonë, ndryshe nga diçka më e rrallë si përshembull goditja  nga rrufeja, që ndodh vetëm gjatë një stuhie.

Këto faktorë te AstraZeneca – shpjegojnë pse efektet anësore  mund të shkaktojnë ankth dhe shqetësim për disa njerëz, pavarësisht faktet objektive

Rreziqet janë minimale–siç ka theksuar ministri i shëndetësisë Matt Hancock.

Suedia ka lejuar vaksinimin me AstraZenca vetëm te personat mbi 65 vjeç, e cila reflekton një nivel të paarsyeshëm të shmangies së rrezikut. Në fakt, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të  fushatës së vaksinimit, është një vendim që mund të çojë në viktima midis të pavaksinuarve.

Pandemia Covid-19 prek kryesisht grupmoshat e moshuara dhe individët me sëmundje të tjera. Nuk është një sëmundje që shkakton shumë viktima te personat e shëndetshëm nën 30.

Hendeku midis perceptimit dhe realitetit nuk mund të lihet mënjanë.  Gjithçka duhet të jetë transparente dhe jo-alarmante në mënyrë që faktori vendimtar, pra besimi në procesin shkencor të jetë i lartë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca covid-19 vaksina astrazeneca covid-19 vaksina

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 07:21

Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

ANGLI-Pas deklaratës zyrtare të lajmit të hidhur për vdekjen e Princit Philip janë bërë të ditura edhe disa nga amanetet që ai la para se të vdiste.Dëshira më e...