Bota

Nderohet reperi DMX, fansat i bëjnë homazhe pranë spitalit ku ndërroi jetë, vendosin tollumbace ngjyrë ari

10 Prill 2021, 09:02 Nga DOSJA
Nderohet reperi DMX, fansat i bëjnë homazhe pranë spitalit ku

SHBA-Earl Simmons ose siç njihet ndryshe, DMX, legjenda e hip-hopit që vdiq ditën e djeshme në moshën 50-vjeç pas një sulmi në zemër si pasojë e mbidozës së ilaçeve, është nderuar me homazhet nga fansat e tij.

Fansat kanë bërë homazhe pranë spitalit ku ndërroi jetë reperi me foto qirinj dhe lule. Tre tollumbace ngjyrë ari përfshiheshin gjithashtu në memorialin me emrin e artit të reperit DMX.

Shumë njerëz, fansa të legjendës, e kanë parë atë gjatë gjithë kohës si fener shprese dhe si një figurë frymëzuese me pamje të papërsosur të qendrueshmërise. Ai ngulmoi dhe jetoi një jetë që ndikoi kaq shumë njerëz në mënyra kaq pozitive.janë shprehur fansat për mediat.

Edhe gjatë kohës kur reperi ishte në gjendje kritike për jetën nuk kanë munguar lutjet e fansave në ambjentet jashtë spitalit ku ai qëndronte.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota earl simmons fansat e dmx homazhet e dmx earl simmons fansat e dmx homazhet e dmx

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2021, 07:21

Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

ANGLI-Pas deklaratës zyrtare të lajmit të hidhur për vdekjen e Princit Philip janë bërë të ditura edhe disa nga amanetet që ai la para se të vdiste.Dëshira më e...