Bota

Princi më jetëgjatë në historinë e Britanisë! Philip nderohet me të shtëna armësh në gjithë vendin

10 Prill 2021, 07:01 Nga DOSJA
Princi më jetëgjatë në historinë e Britanisë!

ANGLI-Princi Philip i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare ishte princi më jetëgjatë në historinë e Britanisë.

Vdekja e Dukës së Edinburgut do të shoqërohet me homazhe dhe të shtëna armësh në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det.

Bateritë ushtarake përshëndetëse do të hapin zjarr në 41 raunde, nga një në çdo minutë nga ora 12:00 BST në qytete si Londra, Edinburg, Cardiff dhe Belfast, tha Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu edhe anijet e Marinës Mbretërore në det do japin përshëndetje në nder të dukës pasi ai ishte oficer i Marinës në Luftën e Dytë Botërore dhe mbajti zyrën e Lordit të Lartë Admiralit raporton BBC.

Përshëndetje të ngjashme me armë u shënuan edhe për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës Victoria në 1901 dhe të Ëinston Churchill në 1965.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota britani e madhe nderimi me te shtena vdekja e princ philip britani e madhe nderimi me te shtena vdekja e princ philip

Sondazh

Poll