Aktualitet

HORROR në Kavajë! Ishin në proces divorci, për arsye xhelozie, burri djeg bashkëshorten brenda makinës, vetëvaret në pem

10 Prill 2021, 10:44 Nga DOSJA
HORROR në Kavajë! Ishin në proces divorci, për arsye

KAVAJË– Një ngjarje horror ka ndodhur në një familje në Kavajë. Bilbil Shirja, 48-vjeçari i cili ishte në proces divorci me Fëllënxa Shirjen ka ndërmarrë aktin makabër. Ai ka marrë 48-vjeçaren nga banesa e prindërve dhe e ka futur në makinën e cila ndodhej e parkuar përballë shtëpisë. Dosja.al mëson se 48-vjeçari për arsye xhelozie ka djegur të gjallë Fëllënxën e më pas pak metra tutje është vetëvarur në një pemë.

Mësohet se familja Shirja nuk kishte probleme financiare e se vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Bilbil dhe Fëllënza Shirja ishin në proces divorci prej 2 muajsh, ndërsa ditën e hënë do të ishte senaca përfundimtare.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila është e martuar dhe e një djali 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil shirja fellenxa shirja ngjarja ne kavaje bilbil shirja fellenxa shirja ngjarja ne kavaje

Sondazh

Poll