Aktualitet

Ulet fasha e vaksinimit në +60 vjeç, Manastirliu: Të hënën vijnë 7020 doza Pfizer dhe vaksinat kineze

10 Prill 2021, 08:50 Nga DOSJA
Ulet fasha e vaksinimit në +60 vjeç, Manastirliu: Të

VLORË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se ditën e hënë do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer. Teksa ishte e pranishme në Vlorë, ajo u shpreh para gazetarëve se do të vijnë dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Ndërkohë që ditën e hënë do të ulet fasha e vaksinimit në + 60 vjeç.


“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore. Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit. Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, deklaroi ministrja.

Shqipëria futet sot në ditën e 14-të të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. Deri më tani janë vaksinuar 250,676 Persona. Deri më sot është bërë imunizimi i bluzave të bardha, mësuesve, personaliteteve dhe të moshuarit kanë marrë dozën e parë. Ndërkohë ka nisur edhe vaksinimi i policëve e gazetarëve si dhe i farmacistëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll